Shkatërrohet grupi i kokainës në Greqi, një shqiptar mes të arrestuarve

Katër persona janë arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi kriminal në trafikun e kokainës. Theoc shkruan se mes të arrestuarve është edhe një 33-vjeçar shqiptar, i cili kishte rol transportin dhe shpërndarjen e drogës.

Grupi kriminal ka përfituar nga shitja e kokainës një shumë prej 75 mijë eurosh. Ndërkohë që mes blerësve është dhe këngëtari grek Themis Adamantidis.

Gjithashtu, anëtarët e organizatës akuzohen edhe për falsifikim dhe mashtrim, pasi në kuadër të hetimeve dolën prova të veprimtarisë së tyre në këtë fushë, nëpërmjet bizneseve virtuale dhe furnizimit me çeqe false.