“Shkatërrohet” grupi i drogës në Itali, shqiptarët u sollën, kokainë, heroinë e kanabis (VIDEO)

21 persona kanë rënë në prangat e Policisë italiane pasi mbi ta rëndojnë akuza të shumta duke filluar nga trafik droge, vjedhje me armë, armëmbajtje pa leje dhe gjobvënie.

Të arrestuarit janë në zonën e Catanzaro-s dhe mes tyre 9 janë lënë në burg dhe 12 të tjerët në “arrest shtëpie”.

Të arrestuari akuzohet se ishin ndarë në dy grupe dhe trafikonin drogë me sasi të mëdha nga Shqipëria.

Mediat italiane nuk kanë dhënë në sasi konkrete të drogës së sekuestruar por raportojnë se ishte e llojeve të ndryshme, kokainë, heroinë e kanabis që vinte nga Shqipëria përmes një grupi kriminal shqiptar./albeu.com