Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka njoftuar pak minuta më parë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nona është shkarkuar me arsyetimin se nuk ka përmbushur objektivat.
Momentalish këtë post do ta marrë nëndrejtori i Policisë, Tonin Vocaj.
“Përshëndetje sot qeveria mori vendim për shkakrimin e Drejtorit të përjgithshëm të Policisë. Shkarkimi lidhet me mospërmbushjen e objektivave që lidhet me punën e ngarkuar ndaj drejtorit të Policisë. Kryesisht me situatën e krijuar në muajt e fudnit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit. Për momentin detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe do t’ju lajmërojmë për drjeotin e ri të Policisë së Shtetit,”- tha Çuçi./albeu.com