Shkarkimi i Voltana Ademit, Gjykata kthen mbrapsht Pjerin Ndreun

Gjykata e Tiranës ka gjetur disa të meta në mbledhjen e Shoqatës së Bashkive, duke e kthyer mbrapsht kërkesën për regjistrimin e saj dhe duke kërkuar plotësimin e disa të metave  që lidhen me llogaritjen e votave, mënyrës se si është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme.

Kërkesa për regjistrimin e kësaj padie u bë nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili kërkoi që të zgjidhej kryetar i ligjshëm i shoqatës, në vendin e Voltana Ademit, e cila nga ana e saj po ashtu ka depozituar një padi në gjykatë.

Gjykata pyet Ndreun në lidhje me personat që e kanë iniciuar mbledhjen e cila u cilësua e jashtëzakonshme, dhe në lidhje me vendin se ky është publikuar njoftimi për mbledhjen.


Shtuar 19.06.2021 13:00