Janë bërë publike formacionet zyrtare të Portugalisë dhe Spanjës për ndeshjen e madhe të 1/8 së finales në Kupën e Botës, sfidë nga e cila fituesi do të kalojë në çerekfinale.
Të lidhura
None found
Ekipi i drejtuar nga Roberto Martínezi do ta nisë takimin me Cristiano Ronaldon në krye të sulmit, ndërsa pas tij do të veprojnë João Félix, Bruno Fernandes dhe Pedro Neto.
Në repartin qendror parashikohet një përballje e fortë, ku Vitinha dhe João Neves do të matin forcat me Rodrin dhe Pedrin.
Nga ana tjetër, Spanja e Luis de la Fuentes paraqitet me një rreshtim me shumë cilësi teknike, teksa në fazën sulmuese Lamine Yamal, Dani Olmo dhe Álex Baena do të jenë në mbështetje të Mikel Oyarzabalit.
Portugalia: Diogo Costa; João Cancelo, Rúben Dias, Renato Veiga, Nuno Mendes; Vitinha, João Neves; Pedro Neto, Bruno Fernandes, João Félix; Cristiano Ronaldo.
Spanja: Unai Simón; Pedro Porro, Pau Cubarsí, Aymeric Laporte, Marc Cucurella; Rodri, Pedri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Álex Baena; Mikel Oyarzabal.
