Shkarkimi i Metës, Kuvendi cakton sot rendin e ditës për seancën e 10 qershorit

Pritet që sot të dalë raporti nga komisioni hetimor parlamentarpër shkarkimin e Presidentit do të jetë apo jo për votim në këtë seancë.

Në rast se raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të jetë pjesë e rendit të ditës të seancës së 10 qershorit, kjo seancë do t’i gjejë deputetët e Kuvendit shqiptar në një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vite, një Parlament do të votojë për të shkarkuar një President republike.

Për të shkarkuar kreun e shtetit,maxhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve.

Nëse në 10 qershor Kuvendi voton pro shkarkimit të Presidentit Meta, përfundimisht është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

Megjithatë, sot është radha e Konferencës së Kryetarëve të komisioneve parlamentare për datën se kur raporti për shkarkimin e Presidentit do të jetë në për votim në Kuvend./albeu.com


Shtuar 31.05.2021 09:28