Shkaktoi ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në portin e Durrësit, procedohet kapiteni i një trageti

Policia ka proceduar penalisht një kapiten trageti, pasi ka shkaktuar ndotje të ujërave të terminalin e trageteve në portine  Durrësit, duke hedhur mbetje pas pastrimit të mjetit lundrues që ai drejton.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Shkaktoi ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, procedohet penalisht kapiteni i një trageti.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ujërave”, shtetasin D. M., 43 vjeç, banues në Bari, Itali (kapiten i një trageti).

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi ka shkaktuar ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, duke hedhur mbetje pas pastrimit të mjetit lundrues që ai drejton.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 09:56

Tags: ,