Me një gjuhë jo etike për një kryeministër u është përgjigjur kreu i qeverisë Edi Rama të gjithë kritikëve gjatë ceremonisë së veçantë në nderim të kampiones së Europës Luiza Gega.
Duke vlerësuar figurën e atletes me fjalë sakrifice dhe nderi, me një gjuhë krejt tjetër Rama iu drejtua atyre që kritikëve që i quan cinikë që mendojnë ndryshe për djemtë dhe vajzat shqiptare.
“Mendoj se ti hyn në një kënd shumë specifik, si parakumptuese të një Shqipërie ku vajza e djem do të provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe më falni ‘talljetrapistët” me kombin, flamurin dhe normë morale dhe etike të traditës shqiptare. Ngadhimi yt i tregon të gjithëve se nuk ka njerëz më inferior se të tjerët dhe s’ka asgjë të pamundur për çdokënd që ka kurajo të ndjekë ëndrrën e vet, të jesh kampione euiropiane në një vend që pistën e parë normale në normalitetin e vet e ka në pyll, dhe e ka ndërtuar tani, do të thuash të gjithëve se asnjë pengesë me këdo qoftë para teje nuk të pengon të ngjitesh në majë nëse je i vendosur të ngjitesh në majë dhe të paguash çmimin e sfilitjes, gjakut, lotit dhe djersëve”, tha Rama.
Por kush janë “talljetrapistët” dhe çfarë predikojnë ata sipas kryeministrit Edi Rama? Me siguri Rama e ka fjalën për kritikët e tij më të mëdhenj. Një prej është edhe aktori i njohur Florjan Binaj prej të cilit duket se ka vjedhur dhe shprehjen që tashmë po bën xhiron e rrjetit: “Talljetrapistët”. Një nga rastet kur aktori e ka përdorur është kur ka shprehur revoltën ndaj Bordit të Transparencës që ka luajtur çmimet e karburanteve, raporton Express.
Pikërisht në këtë periudhë aktori u bë njësh me njerëzit në protesta para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Madje ai ka përdor gjatë fjalimeve fjalë nga imitimet e tij në humor.
“Nga suksesi i protestës fatkeqësisht qeveria në vend të heqë taksat, ka nxjerrë në fushe betejë patronazhistët, sufllaqexhinjtë dhe spiunet duke hedhur vrer mbi këtë protestë, a thua se të gjithë ju që keni ardhur këtu do bëheni Kryeministër apo Presidenti. E kemi edhe KM edhe presidentin që mos i paçim. Të gjithë ne këtu dhe ata që do vijnë nesër kemi ardhur për dinjitetin njerëzor, që ata të varfrit të kenë mundësi të hanë bukë dhe ata që bëjnë patronazhitët të mos hanë më mut. Edhe një gjë i them qeverisë: Kur shikon gjithë këta njerëz në shesh, nga cila anë do flesh”, ishte kjo një pjesë prej fajlimeve të Binajt që u bë virale.
Mund të jetë rastësi por mund të interpretohet edhe si një mesazh i kryeministrit ndaj aktorit Binaj. Ky i fundit është kthyer tashmë në “shpirtin” e protestave qytetarë. Besoj të gjithë e kemi parë sa i zoti është Binaj të motivojë qytetarët gjatë protestave apo daljeve publike. Jo vetëm nga ky fakt por edhe për shkak të qëndrimeve të tij të qëndrueshme Binaj është parë si një kandidat perfekt për t’u bërë Kryeministër i Shqipërisë. Jo vetëm se duket si Rama dhe për faktin se e ka imituar atë në rolet e tij të shumta në spektaklet e humorit por sepse mban qëndrime, ka opinione, mbron atdheun, i kushton kohë Shqipërisë dhe sensibilizon njerëzit. E ka bërë këtë për natyrën, e tashmë duket se po e bën edhe në emisionin invesigativ që moderon “Piranjat” në Abc./Ekspress/