Shi apo diell? Çfarë ndodh me motin nga dita e nesërme

E diela ka sjellje temperatura të ulëta dhe reshje shiu ose dëbore thuajse në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb, reshjet kanë vijuar sot të pakta deri në mestarë në jug, por pasditja sjell fuqizim të tyre në të gjithë vendin deri pas mesnatës.

Dëbora është shfaqur në mbi 400 m lartësi nga niveli i detit, në juglindje nga 10 në 25 cm dëborë,  por në verilindje ka pasur deri në 40 cm dëborë. E hëna vijon me reshje më të pakta, reshje shumë më të pakta do të ketë deri të martën kur pritet stabilitet i motit në territor.

Temperaturat do të vijojnë të ulen deri të enjten kur nis edhe rritja graduale e tyre. Më tej, sipas Meteoalb, java tjetër sjell kryesisht kthjellime pas të martës.


Shtuar 21.03.2021 13:35

Tags: , ,