Shëtitja e fundit e adoleshentit në Itali, shqiptari e përplas për vdekje

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor.

16-vjeçari po udhëtonte me një skuter kur është përplasur me një Audi Q8 të drejtuar nga një 23-vjeçar shqiptar.

Tragjedia ka ndodhur në Siçili, në Acireale.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, adoleshenti nuk mundi t’i mbijetonte plagëve./Albeu.com/


Shtuar 20.01.2023 17:17