Vijon ende të mbetet ende mister fati i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt, megjithëse kanë kaluar rreth 2 muaj që nga zhdukja e tij pa gjurmë.
Ishte vrasja e Elvis Doçit në vitin 2013 që do të fuste Ervis Martinajn në botën e krimit.
Megjithëse nuk dolën prova të plota që përfshinin Martinajn në këtë ngjarje, dyshohet se ai ishte urdhëruesi i kësaj vrasjeje.
Kjo pasi Doçi dyshohet se i shiti Martinajt disa makineta kazinoje në një shumë prej 4 milion eurosh, vetëm pak kohë parë vendimit të qeverisë për bllokimin e tyre.
Mendohet se Ervis Martinaj e akuzonte në atë kohë Doçin se ishte në dijeni të këtij vendimi.
Kujtojmë se Martinaj nuk ishte një njeri i ardhur nga rruga, familja e tij kishte një potencial të mjaftueshëm ekonomik.
Ai hyri në biznesin e lojërave të fatit dhe më pas filloi ky rreth i mbyllur dhe vicioz brenda të cilit mbeti Ervis Martinajt.
Sjellim në kujtesë gjithashtu se Martinaj ishte njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe ka kryer arsimin e lartë në Itali./albeu.com/