Sherri nisi në lokal, detaje të reja nga plagosja me thikë në Vlorë

Detaje të reja bëhen me dije nga plagosja me thika e Klodian Toskës në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, ndërkohë që Toska ka marrë plagë në shpatull. Sherri ka nisur fillimisht në ambientet e një lokali, dhe më pas gjurmë gjaku janë gjetur në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, ndërkohë që Toska ka marrë plagë në shpatull.

Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 31.05.2021 19:27