Sherri në mbledhje/ Këshilltarët e opozitës: Blushi u provokua dhe kërcënua nga mercenarët e Veliajt

Këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës kanë dhënë një deklaratë për mediat pas incidentit të ndodhur në mbledhjen e sotme.

Silva Caka shprehet se ajo çfarë ndodhi sot ishte skandaloze. Caka thotë se Blushi u provokua, u kërcënua dhe u godit nga këshilltarët socialistë të cilët i cilëson si “mercenarë” të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Silva Caka: Veliaj kreu i një organizatë kriminale dhe terroriste. Ajo që ndodhi sot ishte skandaloze. Nëpërmjet mercenarëve të tij socialistë ka provokuar dhe goditur një këshilltar opozite. Nga sot Veliaj është në luftë pa kompronis me PL. Veliaj nëpermjet veprimit të sotëm ka kërcënuar, provokuar dhe goditur një nga këshilltarët, duke cënuar dhe këshilltarët e tjerë. Ajo që ndodhi më vonë ishte më e rëndë, Blushi u largua nga salla ndërsa ndaj mercenarit të Veliajt nuk u mor asnjë masë.

Nga ana tjetër Dorian Teliti denoncoi Veliajn për një tjetër aferë korruptive klienteliste, pasi po merret 600 m2 ambient dhe po jepet 432 mijë euro qera për 4 vjet.

Teliti: Në shkelje të plotë të ligjit dhe të rregullores së Këshillit Bashkiak, këshilltarët e majtë me porosi të Erion Velisë bllokuan mbledhjen dhe nuk lejuan asnjë pikë të rendit të ditës të diskutohej. Në Linzë të Tiranës, ndonëse çerdhet janë domosdoshmëri dhe ne kemi denoncuar me forcë ditë për ditë se si çerdhet në Tiranë mungojnë, ndërkohë që taksa e infrastrukturës arsimore paguhet dhe janë arkëtuar mbi 50 milionë euro nga Erion Veliaj gjatë këtyre viteve dhe çerdhe nuk ka ndërtuar, sot Veliaj paraqit në Këshill Bashkiak 15 euro m2 qera në Linzë, në mes të Tiranës nuk jepet me 15 euro. Aty qenka një tjetër aferë korruptive klienteliste që po merret 600 m2 ambient dhe po jepet 432 mijë euro qera për 4 vjet. Këtë donte të fshinte sot Erion Veliaj.


Shtuar 22.07.2024 19:15