Sherri në KZAZ e Kasharit, KQZ nxjerr jashtë qendrave të numërimit gjithë vëzhguesit

Pas incidentit të dhunshëm të regjistruar së fundmi në qendrën e votimit në Kashar pas dhunimit të kryetarit të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve Remzi Memedi, nga vëzhgues të PS, kreu i KQZ del me njoftimin e rëndësishëm.

Ilirjan Celibashi ka përjashtuar nga të gjitha qendrat e votimit në vend të gjithë vëzhgesit e partive politike të akredituar nga vetë KQZ, me përjashtim të vëzhguesëve ndërkombëtarë.

Pra në 11 subjektet zgjedhore, do të ketë vetëm nga një vëzhgues për çdo grup numërimi si dhe një vëzhgues për qark.

Sakaq, të gjitha shoqëritë civile duhet të riparaqesin pranë KQZ kërkesën e akreditimit si vëzhgues brenda datës 16 Maj ora 12:00, ndërsa partitë politike kanë të drejtë të paraqesin kërkesën e tyre brenda ditës së sotme, deri në mesnatë.


Shtuar 15.05.2025 19:58