Një konflikt ka ndodhur mes dy vajzave në Tiranë një ditë më parë, ku njëra prej tyre, 20-vjeç, ka përfunduar në spital pasi është plagosur me thikë.
Sipas burimeve bëhet me dije se një 18 vjeçare me banim në kryeqytet është shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë dërguar të renë e plagosur në spital.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia, e cila po heton për zbulimin e shkaqeve të këtij sherri që për pak i kushtoi jetën 20-vjeçares./albeu.com/