Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Palermo të Italisë ku një 31-vjeçar është vrarë në kulmin e një mosmarrëveshjeje me pronarin e shtëpisë.
Dyshohet se shkak i vrasjes është bërë qiraja e papaguar nga ana e 31-vjeçarit.
Mediet italiane bëjnë me dije se është arrestuar pronari i shtëpisë.
Krimi ndodhi në fshatin Boccadifalco në periferinë jugore të qytetit.
31-vjeçari ishte qëlluar disa herë dhe kur mbërriën shërbimet e emergjencës ai u konstatua i vdekur në vendin e ngjarjes./Albeu.com/