Sherr në Kavajë, 33-vjeçari përplas me derën e makinës një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kavajë, ku pas një sherri një 33-vjeçar ka përplasur me derën e makinës një 40-vjeçar.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi E. T., 33 vjeç, banues në fshatin Lekaj, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Lekaj, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin B. Xh., 40 vjeç, banues në Spille dhe më pas e ka dëmtuar rëndë atë duke e goditur me derën e automjetit. Shtetasi B. Xh. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë së Kavajës:

Dëmtoi rëndë një 40-vjeçar, duke e goditur qëllimisht me derën e automjetit, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 33 vjeç, banues në fshatin Lekaj, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Lekaj, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin B. Xh., 40 vjeç, banues në Spille dhe më pas e ka dëmtuar rëndë atë duke e goditur me derën e automjetit.

Shtetasi B. Xh. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Shtuar 8.11.2024 16:21