Një sherr me sende të forta ka ndodhur sot në Mirditë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Fan dhe nga sherri ka mbetur i dëmtuar rëndë një person, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
54-vjeçari është rrahur nga 4 vëllezër të cilë janë shpallur në kërkim.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e sherrit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:45, në spitalin rajonal të Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dëmtuar fizikisht, shtetasi B. N., 54 vjeç, banues në fshatin Thirrë, Mirditë, i cili më pas është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për asistencë mjekësore më të specializuar.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 54-vjeçari është dhunuar fizikisht nga shtetasit N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.
Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera deri më tani, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar ditën e sotme për shkak të një konflikti për motive të dobëta që ka ndodhur ndërmjet tyre para disa kohësh, dhe nuk ka lidhje me motive të tjera që janë përmendur në disa portale.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.