Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 34-vjeçar pasi ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. K., si dhe ka prishur qetësinë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë,  pasi ka goditur me grusht dhe sende të forta shtetasin A. K., si dhe ka prishur qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 11:44

Tags: ,