Gjermania është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm sot rreth orës 10:00 të mëngjesit. Në Leverkusen ka shpërthyer një fabrikë kimike dhe alarmi është ngritur në të gjithë zonën.
Mbrotje civile e ka klasifikuar ngjarjen si “shumë të rrezikshme” dhe u kërkuar banorëve të zonës të mbyllin dyer dhe dritaret.
Nga raportimet paraprake, 1 person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur.
Gjithashtu kanë mbetur 16 të plagosur, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore./albeu.com