Dy aktakuza në mungesë për krime lufte ndaj gjashtë ish-gardianëve për torturimin e të burgosurve shqiptarë

Prokuroria Speciale njoftoi se ka paraqitur dy aktakuza në mungesë për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile.

Të lidhura

None found

Aktakuza e parë është ngritur ndaj J.J. dhe A.S.

Sipas njoftimit, të akuzuarit, si ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998-1999 i kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i nënshtruar torturave çnjerëzore me mjete të ndryshme, përfshirë shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje. Në të njëjtën kohë, ata i kanë kërcënuar seriozisht edhe me vrasje.

Ndërkaq, aktakuza e dytë është ngritur ndaj katër të pandehurave: L.S., D.L., S.A., B.S..

Prokuroria Speciale bëri të ditur se ato akuzohen se, në cilësinë e gardianeve të Burgut të Prishtinës – paralelja për gra në Lipjan, gjatë periudhës së luftës 1998-1999, në bashkëkryerje me tashmë të akuzuarën N.C., i kanë keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe duke u shkaktuar lëndime trupore si edhe dhunë psikike.


Shtuar 3.07.2026 15:31

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş