Shenjat që tregon trupi se nuk po pini mjaftueshëm ujë

Uji është një nga elementët më thelbësorë, pasi trupi i njeriut mund të funksionojë për javë të tëra pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë.

Sidoqoftë, ka shumë njerëz që pinë shumë pak ujë. Dhe kur kjo zgjat, atëherë trupi ynë e tregon përmes shqisave nevojën për të rritur sasinë e ujit.

Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë tre shenja si  të kuptoni që nuk po pini mjaftueshmë ujë.

Sytë e thatë

Mungesa e ujit ndikon te sytë që thahen dhe skuqen. Pirja e ujit në baza ditore do të përmirësojë situatën.

Ndiheni i përgjumur dhe i lodhur

Mungesa e gjakut të hidratuar siç duhet çon në mungesë të oksigjenit që shkakton përgjumje dhe lodhje.

Keni dhimbje të kyçeve

Disqet kërcore dhe kurrizore përbëhen nga 80% ujë. Mbajtja e trupit të hidratuar siguron që nyjet tuaja mund të thithin tronditjen e lëvizjeve të papritura të tilla si vrapimi ose rënia e vështirë./albeu.com


Shtuar 25.06.2021 16:28