Shembet stacioni i trenave në Britani, qytetarët shpëtojnë mrekullisht (VIDEO)

Një pjesë e stacionit të trenit në Britani është shembur, duke rrezikuar jetën e qytetarëve që prisnin trenin.

Fatmirësisht skush nuk është lënduar në këtë incident, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në stacionin e trenit në Norëich.

Zyrtarë të hekurudhave pretendojnë se është herët të thuhet se çfarë e ka shkaktuar shembjen.

“Kam qenë i shokuar kur sot në mëngjes mësova për shembjen e kulmit të stacionit të trenit në Norëich”, ka thënë Mike Armëich. “Ekipi im ka biseduar me policinë, dhe duket se askush nuk është lënduar edhe pse është shembur kulmi i stacionit”, ka shtuar deputeti britanik.

Pasagjerët kanë bërë të ditur se kishin parë kulmin dhe murin duke u shembur përreth tyre.


Shtuar 18.05.2021 22:02