Shefi i ushtrisë serbe në Pentagon takon Gjeneralin Milley, Gjuriç jep detaje

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, ka thënë se dje në Pentagon është mbajtur një takim mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Mark Milley.

Sipas Gjuriçit, ata kanë folur për “çështjet me interes të përbashkët të dhe për hapat e ardhshëm për të përmirësuar bashkëpunimin mes Serbisë dhe SHBA-së”.

Ai tha se një takim i tillë i shefave të ushtrisë po mbahet për herë të parë në më shumë se një dekadë dhe se po ndodh “në një moment të rëndësishëm për vendin tonë”.

Gjuriq në Twitter ka publikuar edhe një foto nga takimi.


Shtuar 7.02.2023 14:00