SHBA “goditi” publikisht Sali Berishën, Çim Peka flet për “puç” brenda PD: Do kemi bashkëqeverisje!

Ditën e djeshme SHBA deklaroi zyrtarisht dhe publikisht se ka shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Pas këtij vendimi pati reagime të forta politike si nga mbështetësit dhe kritikët e ish-kryeministrit Berisha.

Ndërkohë që Berisha ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në korrupsion, dhe sfidoi publikisht SHBA për publikimin e provave, një deklaratë e fortë është bërë nga gazetari Çim Peka.

“Kjo është një hapje rruge ndaj bashkëqeverisjes. SHBA nuk ka shpallur non-grata as Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën…”- shkruan ndër të tjera Çim Peka duke hedhur akuza edhe në kampin e PD.

Rikujtojmë se kryeministri Rama pavarësisht se mori 75 mandate nga zgjedhjet e 25 Prillit I bëri ftesë PD për marrëveshje dhe bashkëpunim, duke nënkuptuar edhe bashkëqeverisje.

Reagimi i gazetarit Çim Peka:

Ne po shkojmë drejt regjimit parti-shtet. Qëllimi final është bashkëqeverisja.Amerikanët po i japin më shumë rëndësi stabilokracisë.

Duan një qeveri që nuk u thotë për asgjë dhe njerëz pa profil të lartë. Kjo është një hapje rruge ndaj bashkëqeverisjes. SHBA nuk ka shpallur non-grata as Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën.

Deri te shpallja non-grata nuk është se pritej, sepse Berisha ishte paralajmëruar për mosdhënie vize për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur për Kosovën.Kjo e sotmja më shumë se me Kosovën, ka të bëjë me post 25 prillin.

Me atë se çfarë ka në plan ndërkombëtarët për të bërë.Berisha u ndihmua nga amerikanët dhe erdhi nga amerikanët në pushtet si njeriu që nuk po lejon kthimin e monizmit në Shqipëri.Sali Berisha nuk po akuzohet për atë që ka bërë si kryeministër.

Sali Berishës po i mbahet qëndrim për qëndrimet që ka mbajtur si deputet i opozitës në këto 8 vite.

Sepse nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një ish-kryeministër pas 8 vitesh të shpallet non- grata se me korrupsionin e tij paska penguar demokracinë.Ndërkohë që me qenien e tij si kryeministër ka arritjet më të mëdha, hyrjen në NATO, liberalizimin e vizave, MSA e famshme dhe bërja gati e marrëdhënieve me BE dhe të gjitha këto kanë kritere kryesore luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.

Ndërkohë që po ky sekretar Shteti ka qenë po ai që në vitin 2009 lëvdonte kryeministrin Berisha për të gjitha këto që sot akuzon Berishën.Që nëse do të ishin të vërteta këto që shkruan sot sekretari amerikan i Shtetit, nuk do ishin marrë këto patenta./albeu.com/


Shtuar 20.05.2021 11:22