SHBA: 80% e forcave ruse janë në pozicione që ne do t’i konsideronim si të gatshme për sulm

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes në Uashington tha të mërkurën se forcat ruse të vendosura përgjatë kufirit me Ukrainën janë “gati” për fillimin e një sulmi, nëse marrin një urdhër për këtë.

Autoritetet amerikane kanë vlerësuar se Rusia ka mbi 150,000 trupa përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Të lidhura

None found

Rreth 80% e atyre forcave janë tani “në pozicione që ne do t’i konsideronim si të gatshme për sulm”, tha zyrtari, duke shtuar se ato ndodhen në një distancë prej 5 deri në 50 kilometrash nga kufiri. Zyrtari amerikan, që foli në kushte anonimiteti, shtoi se “ne ende nuk mund të konfirmojmë njoftimet se forcat ruse janë zhvendosur në Donbas, rajonin e Ukrainës lindore të kontrolluar nga seperatistët pro-rusë.

Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara kanë sinjale, të bazuara në informacione të shërbimeve të zbulimit dhe prova vizuale se “ato (forcat ruse) kanë avancuar gatishmërinë e tyre në një pikë, ku janë gati të fillojnë operacionet tani, nëse marrin urdhrin për këtë”./voa


Shtuar 23.02.2022 20:51