Shakhtar Donetsk dërgon në gjykatë FIFA-n

Siç zbulon “Athletic”, skuadra ukrainase vendosi të apelojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Sporteve në Lozanë (CAS), duke kërkuar 50 milionë euro si kompensim për fitimet e humbura.

Shakhtar po merr masa kundër FIFA-s pas vendimit të kësaj të fundit për të lejuar lojtarët e huaj të ekpive ukrainase të ndërpresin kontratat e tyre në mënyrë të njëanshme për shkak të gjendjes së luftës në vend pas pushtimi të Rusisë.

Të lidhura

None found

Shumë lojtarë të shtrenjtë të Shakhtarit tashmë janë larguar nga skuadra, pa u kompensuar dhe për këtë arsye ajo kërkon nga FIFA copat e thyera, duke pasur parasysh se nuk mban asnjë përgjegjësi për pagesën e pasojave të luftës dhe vuajtjet e shumta financiare./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.07.2022 07:53