Roma do të përballet me Leicester Cityin për llogaritë e gjysmëfinales së Conference League, ku skuadra e Jose Mourinhos do të kërkojë kualifikimin për në finalen e 25 majit që do të luhet në Tiranë në “Air Albania”.
Interesim i lartë për këtë përballje, pasi tifozët e skuadrës italianë kanë bërë “namin” në internet duke u regjistruar për të marrë bileta për të parë duelin nga shkallët e stadiumit.
Sipas “Corriere dello Sport” raportohet se mbi 100 mijë tifozë po presin që të pajisen me një biletë për të parë gjysmëfinalen e 5 majit që do të luhet në ”Olimpico”, kapaciteti i të cilit është 72 698 persona.
Ka edhe pritshmëri të mëdha sigurisht edhe për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Angli. Rezervimi i biletave online ka nisur sot nga ora 10:00. Tifozët do të përfitojnë një kupon, që më pas do t’u japë mundësinë të blejnë një bileta në Angli, në hyrjen e stadiumit, në një pikë të caktuar për tifozët verdhekuq. /h.ll/albeu.com