Sërish lëkundje të forta! Greqia shkundet nga tërmeti me magnitudë 4.5 Rihter (FOTO LAJM)

Një tjetër tërmet ka rënë mbrëmjen e djeshme në Greqi. Sipas aplikacionit që tregon tërmetet në botë, tërmeti ka rënë në Larisa dhe kishte magnitudën 4.5 të shkallës Rihter.

Tërmeti vlerësohet se ka qenë në 10 km, ndërsa epiqendra ndodhet 161 km. Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme, pasi lëkundja nuk ka qenë e fortë.

Tërmeti i fundit dhe më i forti i këtyre muajve ka qënë me 3 mars në Greqi. Me një madhësi prej 6.3 të shkallës rihter shkundi Greqinë, duke dëmtuar shumë ndërtesa dhe duke krijuar panik te banorët.

 


Shtuar 23.03.2021 08:25