Mbretëresha e Britanisë së Madhe është varrosur tashmë pranë bashkëshortit të saj Princit Philip, 11 ditë pas ndarjes nga jeta.
Trupi i Mbretëreshës Elizabeth II është varrosur në “King George VI Memorial Chapel”, të hënën në mbrëmje, sipas faqes zyrtare të familjes mbretërore.
Mbretëresha u varros së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, pas një shërbimi varrimi privat ku morën pjesë mbreti Charles III dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.
Arkivoli i Princit Philip u zhvendos sot nga vendi ku prehej prej më shumë se një viti tashmë në mënyrë që Mbretëresha të mund të pushojë pranë bashkëshortit me të cilin kaloi 73 vite të jetës së saj.
This evening a Private Burial will take place in The King George VI Memorial Chapel at Windsor.
The Queen will be Laid to Rest with her late husband The Duke of Edinburgh, alongside her father King George VI, mother Queen Elizabeth The Queen Mother and sister Princess Margaret. pic.twitter.com/pwwZeKs02C
— The Royal Family (@RoyalFamily) September 19, 2022