Sërish asnjë vdekje nga COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe janë regjistruar 9 persona të infektuar me koronavirus, nga 1.694 testime të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 14 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.200.

MSH-ja njofton se numri i personave të infektuar me COVID-19 deri më tani është 107.619, i të vdekurve 2.250 dhe janë kryer 651.875 testime./albeu.com

Shtuar 18.06.2021 15:04