Një makinë luksoze me vlerë 140 mijë euro, është sekuestruar në Shqipëri dhe dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani.
Policia e kryeqytetit, sqaron se mjeti i sekuestruar është një BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro.
Ndërkohë, është proceduar penalisht blerësi i automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë.
Po ashtu, policia thotë se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një shtetas kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri.
“Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen, F. H., 42-vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerësi i automjetit (njëkohësisht drejtues i automjetit, në momentin e ndalimit), shtetasi E. D., 39-vjeç”, thotë policia.
Njoftimi:
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen line”, kundër trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë shtetit.
Shkon 5 numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja e operacionit.
Sekuestrohet 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani.
Procedohet penalisht blerësi i automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë.
Identifikohet dhe shpallet shtetasi kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri.
Si rezultat i punës hetimore, të kryer në kuadër të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze, të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.
Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.
Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen, F. H., 42-vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerësi i automjetit (njëkohësisht drejtues i automjetit, në momentin e ndalimit), shtetasi E. D., 39-vjeç.
Punohet për kapjen e 42-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
