Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘”Real estate” dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit” në Elbasan, janë sekeustruar pasuri me vlerë rreth 550 mijë euro,
Dyshohet se këto e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve, të cilët janë dënuar njëri në Itali, tjetri në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.
Konkretisht, u bë sekuestrimi 1 objekt 3-katësh, në Cërrik, dhe 1 automjet “Lamborghini”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Arjan Kamami, i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.
Ndërkaq, u sekuestria edhe një objekt banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan.
Dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga 34-vjeçari Uard Kaloti , i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.