Sekuestrohen mbi 5.5 milionë euro dhe dy ton drogë në Spanjë, shkatërrohet banda e trafikantëve mes tyre dhe shqiptarë

Një operacion i përbashkët mes Europolit dhe “Guardia Civile” spanjolle shkatërroi një grup ndërkombëtar të narkotrafikut, duke çuar në pranga 20 persona, të përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash.

Sipas mediave spanjolle gjatë operacionit u sekuestruan mbi dy ton drogë dhe mbi 5.5 milionë euro.

Nga ky operacion janë sekuestruar më shumë se 5.5mln euro dhe mbi 2 ton drogë.

Me qendër në jug të Spanjës, rrjeti kriminal përbëhej nga shtetas shqiptarë, italianë, spanjollë dhe marokenë. Grupi drejtohej nga shtetas italianë që përdornin dokumente të falsifikuara.

Rezultatet e operacionit:

Janë kontrolluar 6 shtëpi në Sevilje të Spanjës

20 të dyshuar janë arrestuar

pasuri e sekuestruar me vlerë rreth 5.5 milionë euro

Sekuestrohen 2 ora luksoze dhe 16 545 euro cash

Sekuestrohen 2500 kilogramë hashash dhe 45.6 kilogramë marijuanë

sekuestrohet infrastruktura kriminale duke përfshirë kamionë, një varkë, mjete për kultivimin e marijuanës dhe prodhimin e hashashit dhe 34 telefona celularë

Zbulohet një plantacion i madh marihuane dhe një laborator droge

sekuestrohen dokumente të falsifikuara udhëtimi dhe identifikimi

Rrjeti kriminal përdori një sërë metodash të pastrimit të parave për të errësuar të ardhurat e tyre nga trafiku i drogës. Këto përfshinin kanalizimin e parave – përmes llogarive bankare të biznesit duke përdorur fatura false, kredi ose borxhe të tjera – midis një rrjeti kompanish të përfshira në transportin e drogës. Metoda të tjera të përdorura ishin investimet në pasuri të paluajtshme luksoze, qira, mallra dhe automjete luksoze, si dhe pagesa me para në dorë.

/AlbEu.com/


Shtuar 23.02.2023 18:21