Sekuestrohen mbi 12 mijë euro në Rinas, nis hetimi për 59-vjeçarin

Policia kufitare e Rinasit ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe ka sekuestruar 12 495 euro.

Është proceduar penalisht 59-vjeçari që nuk i deklaroi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit V. M. Gjatë kontrollit të valixhes së këtij shtetasi janë gjetur 12 495 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetasit V. M., 59 vjeç, lindur dhe banues në Budva, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com


Shtuar 19.01.2023 16:18