Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 4.5 ton kokainë e cila po transportohej me flamur origjine nga shteti afrikan i Togos.
Si pasojë e operacionit janë arrestuar 15 anëtarë të ekuipazhit, mes tyre 2 shqiptarë dhe 13 pakistanezë.
Operacioni nisi si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në të cilin hetuesit e Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore, Policisë Kombëtare dhe Gardës Civile, bazuar në shkëmbimin e informacionit, përcaktuan përfshirjen e mundshme të një anijeje të dyshuar për trafik të paligjshëm droge nga Amerika e Jugut.
Ajo që zbuloi trafikantët, ishte fakti se anija e mallrave ishte ngarkuar me 200 ton kafe të deklaruara, sasi kjo shumë më e vogël se kapaciteti normal i saj. Kjo tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të cilat më pas nisën kontrollin e imtësishëm të mjetit.
Gjatë kontrollit të ambienteve të përbashkëta të anijes së mallrave, u konstatua prania e një numri të papërcaktuar pakosh të cilat përdoren zakonisht për trafik kokaine.
Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 15 anëtarët e ekuipazhit të mjetit lundrues, dy shtetas me kombësi shqiptare dhe 13 me kombësi pakistaneze, shkruajnë mediet e huaja.
Të arrestuarit, skafi, droga dhe procedimi policor do t’i kalojnë Gjykatës Qendrore Hetimore që vepron si Garda e Gjykatës Kombëtare./Albeu.com.