Safet Gjici e mbylli tashmë karrierën politike si dhe mandatin në krye të Bashkisë së Kukësit pas një performance plotë zjarr në zyrën e shtetit, ndërsa tani, një ditë më pas janë duke u bërë llogaritë mbi zëvendësuesin e tij, të cilit do t’i duhet të firmosë vendime mbi tavolinën e “ bërë pis” nga paraardhësi, nëse nuk bën një tender tjetër për rimobilim.
Llogaria e parë lidhet me zgjedhjet lokale.
Maxhoranca dhe opozita do të duhet të përballen sërish në Kukës dhe Rrogozhinë.
Në Kukës pritet të zhvillohen zgjedhje pas një muaji e gjysmë dhe dhimbja e kokës për të majtën tani është se kush do të pranojë të zerë vendin e Gjicit të madh, ndërkohë opozita do të përpiqet të kthejë disi nderin e humbur në zgjedhjet lokle, ku u detyrua të lerë edhe një bastion si Kukësi.
Nga ana tjetër, maxhoranca po përpiqet me ndikimin e saj në media që çështjen e Gjiçit ta trajtojë si produkt të një marrëdhënieje ordinere mes dy personash të rritur dhe jo abuzim me detyrën nga kryebashkiaku socialist i Kukësit.
Në këtë mënyrë, në radhë të parë maxhoranca do të japë mesazhin që drejtuesit e saj nuk “bëjnë pis” tavolinat si kryebashkiakë, ndërsa përfitimi i dytë i gjithë kësaj fushate lidhet me tentativën për ta shpëtuar Gjicin nga SPAK-u, operacion që nis që me kategorizimin e akuzës.
Gjici e ka më të rëndë situatën nëse akuzohet për “shpërdorim detyre”, në kushtet kur vajza është e punësuar apo gjithçka ka ndodhur kundrejt një përfitimi të premtuar.
Gjici nga ana e tij është zhdukur tërësisht nga rrjetet sociale duke mbyllur çdo profil të tijin me qëllim shmangien e reagimit të qytetarëve të irrituar dhe të ngacmuar nga pamjet që panë gjatë ditës së djeshme nga zyra e kryebashkiakut.
Qeveria e njoftoi shkarkimin e Gjicit me një fjali të ministres Delina Ibrahimaj dhe duket se i kanë mbyllur tashmë llogaritë njëherë e mirë, me atë që Rama e quajti “kali që i duhej kuksianëve”.
Sigurisht që reagimi në rrjetet sociale nuk mund të ishte përtej ironisë dhe tallavasë që karakterizon popullin e Facebook-ut dhe Instagramit në këto raste ku fokusi është më shumë te hallatet se sa te akti I shëmtuar në një zyrë shteti.
Një ndër komentet epike te postimi që bëri Gjici mbi dorëheqjen e tij ishte edhe ai një të riu teksa shkruante: Mirë q…e, s’po të themi gjë, po pse e derd’e në tavolinë?!
Një ngjarje e tillë duket se do të kalojë përmes tallavasë dhe gallatës dhe në fund do të mbahet mend vetëm fotoja e Gjicit me hallate në dorë, dhe problemi i madh me menaxhimin e pushtetit të të zgjedhurve lokale apo qendrorë dhe uria seksuale që gjendet brenda çdo zyre në Shqipëri.
/albeu.com