Nesër dhe pasnesër do të zhvillohet seancë e re për të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin e Kumanovës. Pasi të denuarit kishin paraqitur ankesë për dënimet e tyre, Gjykata më e Lartë në shtet, nesër do të diskutoj për këtë çështje, përmes një seance publike ku do të mund të marrin pjesë edhe mediumet.
Përndryshe për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, me burgim të përjetshëm ishin dënuar Andi Krasniqi, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.
Të lidhura
None found
Gjykata Themelore e Shkupit gjithsej kishte shqiptuar 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës. /SHENJA/
