Përfaqësuesi ligjor i presidentit Ilir Meta në seancën gjyqësore për shkakrimin e tij në Gjykatën Kushtetues, ka thënë se i gjithë ky proces nga mazhoranca është bërë t’u hakmarrë ndaj tij.
“Procesi Hetimor kishte për qëllim një hakmarrje politike nga ana e mazhorancës. U shfaq dukshëm qëllimi për të ndaluar aktivitetin kushtetues të Presidentit. Veprimtaria dhe vendimmarrja parlamentare është kryer në një periudhe tranzitore. I gjithë ky proces për shkarkimin e Presidentit u bë në shkelje të Kushtetutës”, ka thënë ndër të tjera ai.
Dervishaj: Kuvendi tentoi te delegjitimoje presidentin duke tentuar qe ne publik te percoje idene se eshte Kuvendi qe ka rolin te qendroje mbi palet. Edhe nese nje veprimtari hetimore ka nisur Kuvendi ka detyrimin ta nderpresë menjehere ate. Se në ate periudhe kur nuk mund të ngrihen komisione te reja duhet ta mbylle. Komisioni hetimor u ngrit ne mungese te lendes qe mund te hetohej dhe ne mungese te kohes se mjaftueshme. Kuvendi ka tentuar te nderhyje ne menyren si presidenti ushtron aktivitetin e tij. Ne seancen e kaluar u moren shembuj nga Korea, Lituania, Brazili, po doktrina kushtetuese e ketyre vendeve nuk i ngjan vendin tone. Qe nga 25 qershori 2017 u zhvilluan zgjedhjet, pas perfundimit OSBE nenvizoi problematika ne procesin zgjedhor. U formuan 3 grupe parlamentare. Pas doreheqjen ne bllok, Kuvendi nuk u prezantua ne gr parlamentare sic e percakton rregullorja parlamentare. Shqiperia u perfshi ne nje krize te rende qe permban elemente te krizes kushtetuese. I gjithe ky proces eshte iniciuar per t’u hakmarre ndaj presidentit. Procesi Hetimor kishte per qellim nje hakmarrje politike nga ana e mazhorances. U shfaq dukshem qellimi per te ndaluar aktivitetin kushtetetues te Presidentit. Veprimtaria dhe vendimarrja parlamentare eshte kryer ne nje periudhe tranzitore. I gjithe ky proces per shkarkimin e Presidentit u be ne shkelje te Kushtetutes. Nje moment tjeter krize ka qene doreheqja ne bllok e mandateve nga opozita. Kodi zgjedhor nuk lejon doreheqjen ne bllok. Duhet te kaloje ne disa procese që ka Kuvendi i Shqiperise. Per asnje deputet nuk u be kjo. Konstatimi u be nga sekretari i pergjithshem i Kuvendit qe nuk i takonte. I zevendesuan me njerez ne fund te listes. Presidenti ka shprehur publikisht, qe kryeministri Edi Rama ka kercenuar KED. Disa u dorehoqen, disa i shkarkoi vetingu. Ne dhjetor Kuvendi zgjodhi prokurorin e pergjithshem te perkohshem me 69 vota. Ishte shkaku i pare i perplasjes mes paleve./albeu.com