Në seancën paraprake në GJJKO për inceneratorin e Fierit, që po zhvillohet sot, është rrëzuar kërkesa për bashkimin e dosjes me atë të Elbasanit
Kujtojmë se e njëjta kërkesë është rrëzuar më herët edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po gjykon seancën paraprake për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, përmes avokatëve po paraqesin pretendimet e tyre siç bënë edhe ditën e djeshme.
Një ditë më parë Koka ka deklaruar se nuk ka kryer shpërdorim detyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me veprën penale të pastrimit të parave.
Po ashtu edhe Bllako përmes avokatit të tij, ka pretenduar se nuk ka asnjë rol në koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.