Senida Mesi humb njeriun e shtrenjtë: Dje ishte vrapi i fundit në korridoret e Spitalit (FOTO LAJM)

Ish-zv/kryeministrja Senida Mesi ka humbur të atin ditën e djeshme.

Lajmin ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook. Ajo shprehet se dje ishte vrapi i fundit me të atin në korridorin e spitalit, por që nuk ia doli dot të mbijetonte.

“Lamtumirë baba i qeshur, i dashtun, plot energji me jetu dhe me ja dal në çdo sfidë e frymëzim për mu, Stelën dhe Enisin dhe mbështetje për Idën/mamin, për me ec para në jetë me forcat tona, mos me u dorzu kurrë dhe me jetu jetën me integritet e pasion!!

Të hënën bana vrapin e jetës teme bashkë me ty e vllanë nëpër korridorin e spitalit me të dhënë frymën e fundit, por sja dolëm dot! Merrsh frymë i qetë atje lart, t’du fort!!!!

“….. mirupafshim bab, derisa të shihemi përsëri, edhe pse ke me m’pritë shumë” …. ishin  fjalët e fundit që i thashë” shkruan Mesi./albeu.com/


Shtuar 10.11.2021 16:08