Samiti në Ohër, Vuçiç – Ramës: Pa ty “Open Balkan” s’do ishte i mundur, të kam një borxh

Ka nisur konfereca e përbashkët mes liderëve të Ballkanit në Ohër. Kujtojmë gjatë takimit të sotëm janë nënshkruar 4 marrëveshje të rëndësishme.

Gjatë fjalës së tij presidenti serb Aleksandër Vuçiç pati një falenderimin të veçantë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Vuçiç, “Ballkani i Hapur” nuk do të ishte i mundur pa Ramën, pasi ky i fundit ka treguar një fuqi të madhe lideri.

“Falenderoj Ramën, se kur kemi qenë nën presion ka dëshmuar se është lider. I kam borxh një falenderim të madh se pa fuqinë dhe energjinë e tij, Ballkani i Hapur nuk do të mbijetonte. Shpresojmë se do të afrojmë kombet, jam krenar për arë që kemi bërë dhe që do të bëjmë në të ardhmen,” tha Vuçiç. /albeu.com