Ashtu siç kishte paralajmëruar, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov ka marrë pjesë në takimin e ministrave të financave nga Grupi i 20 vendeve të industrializuara në Bali të premten që lam pas, edhe pse Rusia ndodhet një pozicion tjetër tanimë që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Pikërisht ishte pushtimi i Ukrainës tema kryesore e diskutimit këtë vit. Bota po përballet me ndërprerje të furnizimit me ushqim dhe energji.
Sekretari shtetit Blinken dhe shumë ministra të tjerë refuzuan të takohen me Lavrov, bëjnë të ditur mediat e huaja.
Situata shkoi deri në atë pikë nuk u bë ata fotoja familjare e zakonshme në takime të tilla, ndërsa rusi u ul pranë ministrave nga vende që kanë refuzuar ti bashkohen perëndimit.
Në momentin që fjalën e mori ministrja gjermane, Lavrov nuk mundi të përballonte komentet e forta duke zgjedhur të largohej, apo më pas u shpreh se nuk ndihej aspak i tupëruar nga kjo situatë./albeu.com