Salute to Albania! Pullat e postës, si e inkurajonin SHBA-të luftën e shqiptarëve për liri (FOTO LAJM)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin një ndër fuqitë kryesore të luftës kundër nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që mbështeti me armë dhe logjistikë të gjitha shtetet që u përballen me ushtrinë e Hitlerit.

Krahas kësaj, SHBA-të i kanë dhënë edhe një mbështetje morale shteteve të radhitura kundër nazizmit, siç ishte edhe përdorimi i flamujve apo mesazheve në pullat e postës.

Sëfundmi janë publikuar fotot e disa pullave të postës amerikane me flamurin shqiptar dhe me mesazhe inkurajuese ndaj shqiptarëve.

“Shqiponja e lirisë mban shpatën e drejtësisë”, shkruhet në njerën prej pullave, mesazh i shoqëruar edhe me flamurin shqiptar. /abcnews.al