Salianji kërkon dorëheqjen e Ramës: Qeveria nuk kontrollon territorin, por sulmon Instagramin e protestuesve

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar me tone të ashpra për gjendjen e sigurisë në Shqipëri dhe sulmet e fundit digjitale ndaj llogarive të protestuesve në rrjetet sociale.

Në deklaratën e tij, Salianji pretendon se qeveria ia ka lënë territorin në dorë krimit të organizuar, ndërsa energjitë i ka përqendruar te censurimi i zërave të opozitës.

Të lidhura

None found

Sipas ish-deputetit, vendi është sot pa autoritet shtetëror dhe duket sikur nuk ka zot. Ai shprehet se, nga jugu në veri, konfliktet po zgjidhen përmes armëve të zjarrit dhe sipas “ligjit të më të fortit”.

Salianji thotë se ekzekutivi i ka përdorur grupet kriminale në mekanizmat zgjedhorë, duke u dhënë pushtet dhe privilegje. Sipas tij, tashmë gjendja ka dalë jashtë kontrollit dhe bandat kanë nisur të sfidojnë vetë institucionet shtetërore.

Ai deklaron se, ndërsa Shqipëria përballet me dhunë, armë dhe pasiguri, prioriteti i qeverisë është mbyllja e llogarive në Instagram të protestuesve dhe goditja e zërave kundër saj. Ish-deputeti akuzon ekzekutivin se nuk garanton sigurinë, nuk lufton krimin dhe nuk ushtron kontroll mbi territorin, por përqendrohet te kundërshtarët politikë.

Në fund të reagimit, Salianji vlerëson se agonia e qeverisjes tashmë është e dukshme dhe se kryeministri nuk ka më autoritet moral e institucional për ta drejtuar vendin. Ai e mbyll deklaratën me thirrjen: “Rama, jep dorëheqjen!”.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisultrabet adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetultrabet adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritkingJojobetmarsbahis giriş