Sali Berisha: As Rama, as Nano s’më kanë akuzuar për korrupsion!

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste në Syri Tv ka deklaruar se nuk është akuzuar nga asnjë lider politik për korrupsion.

Sali Berisha: As Fatos Nano dhe as Edi Rama, asnjë kundërshtar nuk ka akuza për korrupsion. Familjarët e mi…? Në vitin 2005 bëra ligjin për gazetarët. Ata nga 2005-2013 s’kanë paditur asnjë. Por kanë çuar në gjyq çdo politikan që përpunonte shpifjet e gazetarëve dhe i kanë fituar të gjitha.

Unë kam një postulat, çfarëdo që kanë bërë fëmijët e mi, e kam bërë unë. Nuk e thotë askush tjetër, unë e them. E kam thënë gjithmonë. Nuk kanë bërë asnjë shkelje ligji. Nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga fonde, tendera publike. /albeu.com/

 

Shtuar 10.06.2021 10:06