Sali Berisha bën lëvizjen surprizë nga Pogradeci, fton Ramën në debat (VIDEO)

Ish-kryeministi i Shqipërisë, Sali Berisha, nga qyteti i Pogradecit ku edhe po mban foltoren e tij me demokratët i ka nisur një ftesë të drejtëpërdrejtë kryeministrit Edi Rama.

Berisha e ka ftuar Ramën në një përballje televizive, pavarësisht se sipas Berishës ai nuk do e pranojë.

“E garantoj se me Sali Berishën do të bashkohen të gjitha burrat e gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Burrat e vajzat që jetojnë me djersën e ballit. Para se të të japim duart dua të të ftoj në një debat televiziv para këtyre burrave dhe grave, të gjitha krimet e mëkatet e këtyre tetë viteve mbathja për Beograd se atje të presin me krahë hapur”, tha Berisha./albeu.com/