Kukësi i zgjua sot me bustin e mbretëreshës Elisabet, gjë e cila ngjalli mjaft kuriozitet në qytet si edhe në të gjithë vendin.
Lajmi për vendosjen e bustit të mbretëreshës në ditën e varrimit të saj ka pushtuar të gjitha mediat shqipfolëse dhe më gjerë, por duket se kjo nuk i ka pëlqyer kryebashkiakut Safet Gjici.
Burime të abcnews.al bëjnë me dije se Gjici ka shkuar në polici dhe ka bërë padi për vendosjen e bustit me argumentin se kjo është fyerje ndaj qytetit.
Menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë policia dhe ka hequr bustin nga zona para Pallatit të Kulturës duke e sekuestruar, ndërkohë që ka nisur kërkimi për personat që e kanë vendosur. Dyshohet se busti është vendosur nga “çunat e Londrës” për karshillëk ndaj Hasit, megjithatë pritet që të përfundojë hetimi i policisë.
Duket se vendosja e bustit në Kukës i ka prishur planët Hasit, të cilët e kishin planifikuar më parë.