Sa paguan qira Kurti për shtëpinë e re? Banorët e lagjes ku banon kryeministri të lumtur me fqinjin e ri (VIDEO)

Ka më shumë se një javë që kur Albin Kurti ka ndërruar vendbanim, fqinjët tregojnë përvojat me të. Për pesë vite kishte jetuar në këtë lagje.

Madje banesa ku jetonte, Albin Kurti ishte vetëm 61 metra katror.
Por duke kaluar vitet, kjo banesë vetëm sa shkonte e ngushtohej, si shkak i saj Lideri i Vetëvendosjes kishte deklaruar që janë edhe librat.

Për këtë arsye, Kurti kishte shprehur interesim që ta ndërroj që të ketë hapësirë më shumë për libra.

Momenti për ndërrimin e saj, erdhi në kohën kur Albin Kurti u zgjodh kryeministër i Kosovës.

E kjo shtëpi afër 500 metra katrorë në lagjen Tasligje të kryeqytetit, tash e disa ditë është vendbanimi i ri i kryeministrit të Kosovës.

Kësisoj, këtu nuk mungon as Policia e Kosovës që detyrohet ta ruaj 24/7 vendbanimin e kryeministrit.

Ndërsa, duke mos i mjaftuar Policia e Kosovës, në këtë shtëpi së fundmi janë instaluar edhe kamerat e sigurisë.

Pos këtyre, gjatë gjithë kohës ndezur qëndrojnë edhe dritat e lagjes.

Ndërsa, të lumtur me fqinjin e tyre të ri po shprehen edhe banorët e kësaj lagje, ani pse këta thonë që takimet me të janë të pamundura.

Kjo shtëpi sipas fqinjëve është e një mërgimtari ndërsa edhe në të kaluarën kanë jetuar qytetar të tjerë me qera.

E një fqinj tjetër ka një porosi për Kurtin, në rast se ky nuk qeverisë mirë me vendin.

Ndërsa, gjatë javës ka pasur akuza se për këtë shtëpi, Kurti paguan një shumë të majme, mirëpo njohësit e patundshmërisë tregojnë se çfarë çmimi mund të ketë kjo shtëpi.

Albin Kurti është i vetmi lider politik në Kosovë që banon me qera, e në shtëpinë e re banon së bashku me gruan e vajzën e tij.

 

Shtuar 30.03.2021 11:03