Rusia vlerëson reagimin e SHBA ndaj situatës në Poloni

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka lavdëruar SHBA-në për reagimin e tyre ndaj uljes së një rakete në Poloni dje.

Duke folur gjatë një konference ditore për shtyp, Peskov akuzoi Poloninë dhe “një linjë të tërë vendesh të tjera” se reaguan “histerikisht” ndaj incidentit, duke akuzuar Rusinë si përgjegjëse për të pa asnjë provë.

Në të kundërt, Peskov vlerësoi reagimin e SHBA-së ndaj incidentit, pasi presidenti Joe Biden tha se nuk kishte gjasa që raketa të ishte ruse.

“Ia vlen të përmendet reagimi i përmbajtur dhe shumë më profesional i palës amerikane dhe presidentit amerikan”, tha Peskov.

Ministria ruse e mbrojtjes tha gjithashtu se bombardimet e saj të fundit në Ukrainë u kryen vetëm në objektiva brenda vendit dhe ishin të paktën 35 km (21 milje) nga kufiri polak.

Zëdhënësi Igor Konashenkov shtoi se “rënia e “raketave ruse” të supozuara” në fshatin polak Przewodow “janë një provokim i qëllimshëm me qëllim përshkallëzimin e situatës”.